U zgjodhën anëtarët e rinj të Komisionit Rregullator për energjetikë në Maqedoni


Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e 50-të zgjodhi kryetarin dhe anëatët e Komisionit rregullator për energjetikë.

Marko Bislimovski u zgjodh kryetar, Natasha Veljanovska, Atanasko Tuneski dhe Kushtrim Ramadani anëtarë të Komisionit Rregullator Energjetik. Opozita votoi kundër dhe akuzoi se me zgjedhjen e tyre do të shkelet pavarësia e këtij organi rregullator.

Mandati i kryetarit aktual të Rregullatorit, Dimitar Petrov ndërpritet me miratimin e Ligjit të ri të Energjetikës. Kryetari i ri dhe anëtarët e këtij komisioni ishin propozim i Qeverisë.

Baby Boo