U zgjodh sekretar i përgjithshëm, reagon Faton Ahmeti: Faleminderit, Ali Ahmeti


Kryetari i Degës së Tetovës, Faton Ahmeti të cilit dje në Këshillin e Përgjithshëm të BDI-së ju besua edhe posti i sekretarit të përgjithshëm e ka falënderuar kreun e Integristëve, Ali Ahmetin për besimin e dhënë. Në një shkrim në rrjetet sociale, Ahmeti është zotuar se këtë detyrë do ta kryejë me shumë përgjegjësi dhe përkushtim.

“Të dashur anëtarë të Bashkimit Demokratik për Integrim, të nderuar qytetarë. Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së, me propozim të Liderit tonë, z. Ali Ahmeti, dhe me përkrahrje të anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm, u zgjodha Sekretar i Përgjithshëm i BDI-së. Ju falemnderit për besimin e dhënë. Zotohem që me përgjegjësi dhe përkushtim do ta kryej këtë detyrë të re, në shërbim të anëtarësisë dhe bashkëqytetarëve”, shkruan Ahmeti.

Ndryshe, në mbledhjen e Këshillit qendror partiak krahas Faton Ahmeti që u zgjodh sekretar i përgjithshëm, sekretar organizativ u zgjodh Blerim Bexheti, ndërsa sekretare për barazi gjinore do të jetë Saranda Imeri.

Baby Boo