U zgjodh ndër dhjetë femrat më të bukura të “Miss New York USA”, Dorina ka diçka për të thënë


Siç e njohëm edhe javë më parë që ajo do të merrte pjesë në Miss NY USA, Dorina Papraniku na mahniti me dukjen e saj gjatë këtij eventi.
Sakaq, bukuroshja u zgjodh ndër dhjetë misset më të bukura të eventit përkrah plot 167 vajzave të tjera.

Ajo shkëlqeu me një fustan glamuroz në këtë mbrëmje, e për të cilin u kujdes një dhe i vetmi Valdrin Sahiti.

“Shumë e lumtur që u zgjodha një ndër dhjetë femrat më të bukura të eventit nga 167 vajza të tjera në eksperiencën time të parë të Miss NY USA. Faleminderit familjes, shoqërisë dhe të gjithë atyre që më mbështetën nga dita e parë. Shihemi vitin tjetër”, ka shkruar Dorina në Instagramin e saj ku falenderon të gjithë ata që e mbështetën atë./Pa Censurë

Baby Boo