U vra nga bashkëshorti në Itali, del foto e viktimës, çifti kishin 2 fëmijë


Dalin të tjera detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e djeshme në Itali, aty ku një shqiptar masakroi gruan me thikë dhe më pas tentoi edhe vetëvrasjen, duke mbetur i plagosur.

Sipas mediave nga vendi fqinj Laureta Zyberi, 43- vjeçe u gjet e pajetë në një apartament ku punonte si pastruese në qytetin e Xhenovas.

Ngjarja tragjike ndodhi pasditen e së premtes në 31 janar 2020.

Pranë trupit të saj të pajetë, është gjetur i plagosur dhe bashkëshorti i saj po shqiptar, Eduart Zyberi 53 vjeç.

Sipas mediave italiane nga hetimet e para mendohet se krimi është kryer me armë të ftohtë.

Dyshohet se ka qenë bashkëshorti autori i këtij krimi i cili më pas ka tentuar të vetëvritet.

Ai ndodhet është në gjendje të rëndë në spitalin San Martino me një plagë të rëndë në stomak. Ka qenë pronari i apartamenti ku punonte shqiptarja i cili ka gjetur të dy trupat e mbuluar me gjak mbi dysheme.

Më pas ai ka lajmëruar ndihmën e shpejtë mjekësore e autoritetet e policisë.

“E pabesueshme, ai ishte një njeri i mirë, shumë punëtor, gjithnjë i qeshur, me batutë, njeri më të cilin kishe qejf të bisedoje dhe të rrije”- thotë një nga kolegët e punës së shqiptarit, që tashmë është në arrest për vrasje, ndërkohë që ndodhet në spital, me plagë thike në pjesën e barkut.

Mediat lokale shkruajnë se kolegët nuk e besojnë dot që një person i tillë si Eduarti të mund të kryente një masakër të tillë, duke lënë të vdekur nënën e dy fëmijëve.

Çifti Zyberi ka dy fëmijë, njëri prej të cilëve në moshë minore.

Baby Boo