U vr*a barb*arisht nga bashkëshorti, shqiptares 31-vjeçare i jepet lamtumira e fundit


31-vjeçarja Anisa Shehu, vi*ktimë e një su*lmi mak*abër nga bashkëshorti i saj, është përcjellë sot për në banesën e fundit.
Ceremonia mor*tore është mbajtur këtë të hënë në va*rrezat e Dhafnit në Athinë, nën masa kufizuese ndaj covid, ku familjarë dhe të afërm të vi*ktimës janë mbledhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit 31-vjeçares.

Figurë tr*agjike e kësaj ngjarje është fëmija i mitur i familjes, që tashmë do të rritet pa mama, ndërsa babai i tij pritet të përballet me bu*rgim të përjetshëm.
Ndërkohë, detaje tro*nditëse të kësaj ngjarje që shokoi mbarë opinionin po dalin në pah çdo ditë.
Mediat kanë mësuar se vi*ktima fillimisht është god*itur fortë me grusht në fytyrë dhe trup. Shenja të go*ditjeve janë prezent në fytyrë, brinjë dhe në këmbët e vik*timës.

Mjeku ligjor konstatoi dëm*time të rënda prej dhu*nës fizike mbi vi*ktimën në kohën që ajo ka qenë ende gjallë, ndërsa dyshohet se autori pasi e ka rra*hur, me gjasa vi*ktima ka qenë në gjendje të aliv*anosur ndaj edhe nuk ka reaguar për tu mbrojtur në kohën që është go*ditur me thikë.
Ndërsa ka dyshime të forta se autori e ka përdhu*nuar vi*ktimën përpara se ti presë fytin me një thi*kë profesionale kuzhine që e kishe sjellë enkas nga lokali që kishte në pronësi.

Baby Boo