U vetëhodh nga kati i tretë pasi plagosi prindërit, ndërron jetë në spital 25-vjeçari


Ka ndërruar jetë në ambientet e spitalit Nënë Tereza 25-vjeçari me inicialet B. S., i cili ishte vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte në gjendje të rënduar psikologjike pas një konflikti me prindërit e tij.

25-vjeçari mbërriti rreth orës 22:05 të së shtunës në ambientet e QSUT, por fatkeqësisht pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të shkaktuara nga rënia.

Gjithashtu mbrëmjen e kaluar në spital kanë shkuar të plagosur me me mjet prerës, i ati, E. S., rreth 60 vjeç dhe e ëma, A. S., rreth 53 vjeç.

Nga hetimet e kryera deri tani rezulton se 25 vjeçari pas një grindje ka goditur babain dhe më pas nënën me thikë.

Pas këtyre veprimeve 25 vjeçari është vetëhedhur nga kati i tretë i banesës. Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.

Top Channel

Baby Boo