U varros biznesmeni i njohur nga Sllupçani, Evzi Isaki. Nipi i tij: Në këtë botë nuk ka gëzim të përhershëm


Është varrosur me nderime të larta fetare biznesmeni i njohur nga Sllupçani i komunës së Likovës, Evzi Isaki, i cili ndërroi jetë ditën e enjte.
“Në këtë botë nuk ka gëzim të përhershëm. Qofsh i xhenetit”, ka shkruar nipi i tij Shead Isaku në rrjetin social “Facebook”.

Evzi Isaki ishte i njohur në rrethinën e komunës së Likovës dhe të Kumanovës për biznesin e parë me derivate të naftës. Ai ishte pronar i tre pompave të karburantit. Me këtë biznes kishte filluar të merrej nga viti 1993, ndërkohë që familjarët e tij edhe sot vazhdojnë me këtë veprimtari.
Isaki ishte donator dhe sponsor i aktiviteteve të tjera kulturore e mediatike në rrethinën e komunës së Likovës dhe Kumanovës.

Baby Boo