20 vjeçari vr*itet nga familjarët e tij sepse ishte homoseksual


Ai quhej Alireza Fazeli Monfared dhe ishte vetëm 20 vjeç.
Ishte homoseksual dhe për shkak të vështirësive me të cilat përballej si pasojë e orientimit të tij seksual, ishte gati të largohej nga Irani për në Turqi.

Monfared raportohet se u v*ra nga familjarët, përpara se të mund të largohej nga provinca jugperëndimore e Khuzestanit, pasi ata e ak*uzuan për çnderimin e familjes.
Vr*asja nxori në pah gjendjen e komunitetit lesbik, homoseksual, biseksual dhe transseksual (LGBT) në Iran dhe nxiti frikë se ky nuk do të jetë rasti i fundit i të ashtuquajturave v*rasje për nder në Republikën Islamike.
“Nuk ka asnjë garanci se kjo nuk do të ndodhë përsëri, derisa shoqëria jonë të arsimohet dhe informohet”, thotë për Radion Evropa e Lirë Arsham Parsi, një aktivist iranian për të drejtat e homoseksualëve, me qendër në Toronto.

Monfared raportohet se u v*ra më 4 maj nga gjysmëvëllai i tij dhe kushërinjtë.
Sipas disa raporteve, ata ia pr*enë kokën, ndërsa trupin ia hodhën poshtë një peme, afër kryeqytetit të provincës, Ahvaz. Më pas, thuhet se e telefonuan nënën e tij për t’i treguar se ku mund ta gjejë.
Rrjeti iranian i Le*sbikeve dhe Tra*nsgjinorëve “6rang” tha në një deklaratë më 7 maj se gjysmëvëllai i Monfaredit mësoi për orientimin e tij seksual pasi e pa kartën e tij të përjashtimit nga shërbimi ushtarak.

Në Iran, homos*eksualët lejohen të kapërcejnë detyrën ushtarake, për shkak të “çrregullimeve mendore”.
Edhe para se të vr*itej, Monfared u ishte ankuar miqve për kërcë*nime nga të afërmit e tij, për shkak të orientimit se*ksual.
Në një audio-incizim, Monfared ka thënë se familja e tij e ka kërc*ënuar me vr*asje dhe se ai është duke planifikuar të ikë nga Irani dhe të kërkojë azil në Norvegji ose Suedi.

Partneri i Monfaredit, aktivisti Aghil Abyat, i tha Radios Evropa e Lirë se ai do të udhëtonte në Turqi më 8 maj, për t’u bashkuar me të.
“Ai më tha se ishte kërcë*nuar nga gjysmëvëllai i tij”, tha Abyat.
Abyat e përshkroi Monfaredin si një të ri “të gjallë” dhe “shumë të lumtur”, të cilit i pëlqente të udhëtonte, të dëgjonte muzikë dhe të postonte video në TikTok.

Postimet e tij në Instagram sugjerojnë gjithashtu se ai kishte interes për modën.
Parsi, aktivisti nga Toronto, i cili javëve të fundit ka biseduar me Monfaredin, tha se ai është ankuar për presion nga familja dhe jotolerancë në shoqëri.
“Ai nuk e tha qartë se ishte kërcënuar me vrasje, sepse sikur ta thoshte, do ta kontaktoja privatisht. Ne i marrim këto çështje shumë seriozisht”, tha Parsi për Radion Evropa e Lirë.

Anëtarët e komunitetit homoseksual në Iran detyrohen të fshehin orientimin e tyre seksual, shpesh duke bërë jetë të dyfishtë, për shkak të frikës së persekutimit nga shteti, i cili aktet homoseksuale i konsideron si vepër penale. Shoqëria, ndërkaq, e sheh homoseksualitetin si sëmundje.
Homoseksualiteti dë*nohet me vdekje në Iran, por të dëshmosh se ka ndodhur një akt seksual nuk është e lehtë, pasi kërkon dëshminë e katër burrave të rritur.

Ndëshkime të tmerrshme
Parsi thotë se komuniteti L*GBT në Iran është “jashtëzakonisht i cen*ueshëm” dhe i ekspozuar ndaj ndëshkimeve dhe ngacmimeve të tmerrshme.
“Në njërën anë, establishmenti ka ligje që përfshijnë dënimin me vdekje dhe gjuajtjen me gurë të homoseksualëve dhe, në anën tjetër, familjet e tyre nuk i pranojnë, e as shoqëria”, thotë Parsi.
“Nëse atyre u ndodh diçka në punë ose shkollë, nëse abu*zohen ose përdh*unohen, ata nuk kanë kujt t’i drejtohen”, shton ai.

V*rasja e Monfaredit shkaktoi frikë te komuniteti LGBT në Iran, duke e kujtuar për kërc*ënimet e tmerrshme me të cilat përballet.
“Sot, unë mora mesazhin e 86-të nga [një homoseksual në Iran] i cili tha se ky mund të kem qenë unë”, tregon Parsi, duke shtuar se “frika e homoseksualëve është reale dhe duhet të merret seriozisht”.

Aktivisti i të drejtave të njeriut, Kaveh Kermanshahi, me qendër në Berlin, thotë se vrasja ka tronditur shumë njerëz.
“Kushdo që ka kaluar probleme të ngjashme, mund të pësojë trauma përsëri. [V*rasja] i kujton për vështirësitë”, thotë Kermanshahi, i cili më herët ka jetuar në Iran.
“Unë isha politikisht aktiv, isha aktiv në sferën e të drejtave të njeriut, isha gjithashtu gazetar i rre*zikuar nga arrestimi, i cili edhe ndodhi. Për shkak të të gjitha këtyre, kam vendosur të mos e zbuloj [seksualitetin tim], thotë Kermanshahi.

Vr*asjet për nder shpesh nuk raportohen
Si Kermanshahi, ashtu edhe Parsi besojnë se një numër i madh i vr*asjeve në Iran për shkak të orientimit seksual, nuk raportohet.
Në vitin 2017, “6rang” raportoi se një transgjinor 23-vjeçar, i identifikuar si Siavash, u vra në qytetin Khorramabad të Iranit nga babai i tij, i cili, sipas raportit, bëri vetëvr*asje më pas.
“Me sa duket, identiteti seksual i Siavashit nuk ishte i pranueshëm nga familja”, tha “6rang”.

Parsi thotë se në vitin 2004, një gazetë lokale raportoi për vr*asjen e një homoseksuali nga babai i tij në një fshat verior të Iranit.
“Asnjëherë nuk është bërë e qartë nëse babai është arr*estuar dhe dë*nuar”, thotë ai.
Sipas një sondazhi të publikuar nga grupi “6rang”, më 2020, 62 për qind e pjesëtarëve të anketuar të komunitetit LG*BT në Iran kanë thënë se kanë përjetuar një ose më shumë forma të dhunës nga familja e tyre e ngushtë.

Gati 30 për qind e tyre janë ankuar për dhunë seksuale, ndërsa 77 për qind kanë thënë se i janë nënshtruar dhunës fizike.
Presioni dhe persekutimi detyrojnë shumë prej tyre të largohen nga Irani, ndërsa shumë të tjerë i nënshtrohen operacionit për ndryshimin e gjinisë

Baby Boo