U tha se po mbahej peng/ Eva Dumani po qëndron në kampin Al Haël për të përmbushur amanetin e babait të saj?!


Një organizatë amerikane ka tentuar që të shpëtojë Eva Dumanin nga kampi “Al-Hawl”, aty ku është thënë se po mbahet peng. “Qendra Ndërkombëtare për Studimet e Ekstremizmit të Dhunshëm” në Washington në fillim të këtij viti ka punuar për të riatdhesuar Eva Dumanin.

Sipas TCH kjo u konfirmua nga një zëdhënës i kësaj organizate. Sikurse edhe kur Marc Ghorayeb këshilltar jo rezident i kryeministrit Edi Rama në Lindjen e Mesme bashkë me Drejtorin e Antiterrorit shqiptarë Gledis Nano dhe kolegut të tij Indrit Doda, tentuan ta gjenin Evën në “Al Hawl” edhe kjo organizatë amerikane u ndesh me të njëjtin problem.

Eva Dumani preferoi të fshihej duke humbur një rast të dytë riatdhesimi kësaj here prej amerikanëve. Autoritetet ligjzbatuese shqiptare kanë mundur të mësojnë se çfarë Eva i ka thënë në takimin e fundit vëllait Endrit, pak përpara se ai të nxirrej nga kampi. Ajo është shprehur se do të vijonte së qëndruari në Siri për të përmbushur amanetin e babait Shkëlzen Dumanit, i cili mbeti i vrarë duke luftuar nën flamurin e Khalifatit Islamik.

Baby Boo