U tha se e anuluan pjesëmarrjen në Korçë për shkak të publikut kosovar, flet solisti i Elita 5


Përveç artistëve nga Kosova gë refuzuan ftesën nga Bashkia e Korçës për pjesëmarrje në Festën e Bi*rrës, është edhe grupi nga Tetova “Elita 5″ që kanë refuzuar të performojnë.
Ndonëse këngëtarët nga Kosova u shprehën se aryseja e mos-pjesëmarrjes ishte ftesa që iu bë artistit Goran Bregoviq disa të tjerë kishin “frikën” e humbjes së datave të koncerteve në Kosovë, nëse performonin përkrah artistit boshnjak me identitet serb!

Ditë më parë, nënkryetarja e Bashkisë së Korcës, Benila Themeli, në një intervistë tha se Elita 5 ishte planifikuar të ishte warm-up i Bregoviqit, por e anuluan përshkak se thanë humbasin tregun e punës në Kosovë.
Mediat kanë kontaktuar grupin “Elita 5″, saktësisht vokalistin e grupit, Arif Ziberin, i cili nuk ka dashur që të komentojë shumë këtë deklaratë të nënkryetares.

“Ajo çështje na takon neve, s’ka pse çdo gjë duhet të ndajmë me publikun’, tha fillimisht Virusi.
Artisti i grupit “Elita 5” nuk mohoi e as pohoi një gjë të tillë. “Nuk kam koment”, ishte përgjigjia e shkurtër e tij. Theksojmë se Bashkia e Korçës, pavarësisht presionit të madh nga të gjitha anët, nuk ka anuluar ftesën e Goran Bregoviqit, ndërsa për herë të parë pas kaq shumë vitesh të organizimit të Festës së Bi*rrës, kësaj radhe qytetarët do duhet të paguajnë 8 euro për hyrje.

Baby Boo