U shpall thirrja për garë të shkollave të mesme “Burimet ujore në vendbanimin tim: e kaluara, e tashmja, e ardhmja”


Me rastin e Ditës Botërore të ujit – 22 marsi dhe me qëllim për të përqendruar vëmendjen e nxënësve të shkollave të mesme në rëndësinë e menaxhimit të qëndrueshëm të ujit, organizata civile Eco Logic në bashkëpunim me Institutin për studime të komunikimeve në kuadër të fushatës “Qartëso gjithçka” shpall thirrjen për nxënës të shkollave të mesme nga pjesa lindore e Maqedonisë me temën: “Burimet ujore në vendbanimin tim: e kaluara, e tashmja, e ardhmja”, shkruan Meta.mk, njofton Portalb.mk.

Qëllimi i kësaj thirrjeje është që nxënësit e shkollave të mesme nga komunat e mbuluara nga pellgu i Bregallnicës të shprehin mendimet e tyre dhe të ofrojnë zgjidhje kreative për situatën e ujit në vendin ku ata jetojnë. Të drejtë për të marrë pjesë kanë nxënësit e shkollave të mesme që jetojnë në Shtip, Koçani, Sveti Nikollë, Probishtip, Vinicë, Berovë, Pehçevë, Dellçevë, Makedonska Kamenica, Cheshinovë-Obleshevë, Zrnovci, Karbinci, Llozovë dhe Konce.

“Sipas raportit të fundit të botuar nga Instituti për Burimet Botërore, 33 vende në botë, përfshirë Maqedoninë, janë në rre*zik jashtëzakonisht të lartë për të mbetur pa ujë ose me pak ujë në 2040. Periudhat e thata dhe përmbytjet e papritura do të jenë më të shpeshta dhe më të theksuara, kurse mungesat e ujit do të jenë më të theksuara në pjesët lindore të vendit. Pritjet janë që pellgu i Bregallnicës do të pësojë ndikimin më të madh nga ndryshimi i klimës dhe humbjet e parashikuara të ujit do të jenë 24 përqind deri në 2100”, thonë nga Eco Logic dhe ICS.

Gjatë përzgjedhjes së zgjidhjeve më të mira, do të vlerësohet ideja inovative, mënyra se si prezantohet, paraqitja vizuale e gjendjes aktuale të ujit dhe burimeve ujore, si dhe angazhimi individual i nxënësit për të kontribuar në mjedisin në të cilin ai jeton .
Afati i fundit i aplikimit është 12 Prill 2021, kurse më shumë informacione në lidhje me thirrjen mund të gjenden në këtë link.

Çmimet e parashikuara për studentët janë: biçikletë, helmetë për biçikletë, shishe uji, goma të jashtme biçikletash, drita biçikletash, vizitë në qendrën arsimore për ruajtjen e natyrës – Negrevë. Për mësuesit mentorë gjithashtu është paraparë vizitë në qendrën arsimore, si dhe një kupon për trajnim. Ndërkohë, çmim për shkollat është parkim për biçikletat.

Çmimet nga konkursi i shkollave të mesme do të jepen pikërisht kur do të festohet Dita e Tokës – 22 Prill, me vizitë në Qendrën arsimore për ruajtje të natyrës Negrevë.
Fushatën ” Qartëso gjithçka” e zbaton Instituti për studime të komunikimit dhe mbështetet financiarisht nga Ambasada Britanike në Shkup.

Baby Boo