“U shiste vepra arti mafiozëve të pasur shqiptarë”, nipi i Alqi Bllakos gjobitet me 10 milionë dollarë, i hetuar edhe nga FBI


Artist, reper apo kriminel? Figura enigmatike dhe shpesh e diskutueshme e njohur si Gio Basha sapo është gjobitur me 10 milionë dollarë nga SEC (komisioni i letrave me vlerë dhe këmbimit) dhe kjo nuk është përplasja e tij e parë me ligjin. Në vitin 2011 Basha po hetohej nga FBI dhe DD për pastrim parash me dajën e tij, politikanin shqiptar Alqi Bllako, raporton media britanike “Ventsmagazine”.

Duket se imuniteti diplomatik luajti një rol në rrëzimin e këtij hetimi, megjithatë llogaritë bankare të Bashës u bllokuan dhe pasuritë e tij u sekuestruan. Në vitin 2021 Basha thuhet se fitoi mbi 15 milionë dollarë në industrinë private të artit, por ai u vu sërish nën hetim për pastrim parash dhe këtë herë firma e kapitalit privat të Bashës u gjobit me 3 milionë dollarë nga SEC për dështimin në zbatimin e politikave dhe procedurave të pajtueshmërisë që parandalojnë keqpërdorim të materialit, informacionit jopublik. Sipas një raporti të ICC-së, dyshohej se Basha u shiste vepra arti vetëm mafiozëve të pasur shqiptarë dhe trafikantëve ndërkombëtarë të drogës. Një hetim tregoi se, ndryshe nga shitja e aksioneve ose kryerja e transfertave rutinë bankare, shitjet e artit privat përmes shtëpive të ankandeve nuk i nënshtrohen dispozitave kundër pastrimit të parave në Aktin e Sekretit Bankar. Basha ishte në gjendje ta shfrytëzonte këtë boshllëk, sepse kur arti shitet, shitësit nuk u kërkohet të konfirmojnë identitetin e blerësit dhe as të sigurohen që vepra e artit të mos përdoret për të pastruar paratë e pista. Muajin e kaluar, një bastisje në një rezidencë në Itali, që i përkiste një bosi të njohur mafioz sicilian, e çoi FBI-në menjëherë te Gio Basha.

Sipas një raporti italian të AISE, Basha veproi si ndërmjetës në mbi 300 marrëveshje private të artit, duke përdorur një sistem të quajtur banking hije, ai ishte në gjendje të pastronte miliona për politikanët e korruptuar dhe oligarkët rusë.

Baby Boo