U shemb vetëm në 20 sekonda, detaje nga tragjedia në urën e Baltimorës. Ekuipazhi i anijes i padëmtuar. Kërkime për të mbijetuar


Zbardhen të tjera detaje nga ngjarja tragjike në SHBA, ku një anije mallrash shembi urën e Baltimorës. Ngjarja ndodhi në orën 1.28 të mëngjesit me orën lokale. Nga pamjet që janë bërë virale në rrjet, shihet se ura u shemb në 20 sekonda, ndërsa pjesët e saj përfundojnë në ujë.

Teksa dhjetëra makina përfunduan në ujë, ende nuk dihet nëse ka viktima apo jo, por nuk përjashtohet si mundësi. Sakaq, mësohet se anëtarët e ekuipazhit të anijes që shkaktoi shembjen e urës ishin të gjithë të sigurt dhe të padëmtuar, tha kompania e anijes. Pronarët po punojnë me autoritetet për të hedhur dritë mbi atë që ka ndodhur, pasi ende nuk dihen motivet se pse anija goditi urën. Po ashtu 20 punonjës të mirëmbajtjes së urës thuhet se kanë rënë në ujë, ndërkohë që po vijojnë kërkimet.

Ura e Francis Scott Key u përurua në vitin 1977. Një strukturë gjigante prej çeliku, ajo mban emrin e autorit të himnit kombëtar amerikan. Me katër korsi dhe rreth tre kilometra të gjatë, është me rëndësi strategjike për portin dhe për qytetin e Baltimores, kulmi i Rripit të Baltimores.

Baby Boo