U sëmurë me 7 mars dhe vdiq sot: Kjo është biografia e Leze Qenës


Aktorja Leze Qena ka vdekur sot në moshën 85 vjeçare. në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Leze Qena lindi në Prizren, me 1 Mars 1935, ku shkollën fillore dhe të mesme e kreu në vendlindje, për të vazhduar më pas në Prishtinë.

Ajo kishte studiuar aktrimin, ku më pas u bë edhe aktore shumë e njohur dhe e dashur për publikun shqiptar.

Lezja ishte e martuar me Xhevat Qenën i cili ka vdekur vite më parë. Çifti Qena kishin aktruar bashkë në shumë filma, seriale e komedi.

Aktorja e dashur për publikun shqiptar Leze Qena, kishte aktruar në këto seri televizive, si: Mahmutovitët dhe Rexhepovitët – (komedi, 2000), Po e zëm, po e zëm – (mini TV seri, 1970), Ditari i Lec Pazhecit – (mini TV seri, 1975), I ikuri – (seri TV për fëmije 1980)seri e njohur edhe si Fidani, Shkolla e fshatit (TV, 1987), Qesh e ngjesh – (TV, 1982), Të gjithë me ne – (mini TV seri, 2000), Familja moderne(TV,2001-2011), Kombinati (2012-2015).

Ajo ishte sëmurë rëndë me 7 mars të këtij, pak ditë pasi mbushi 85 vjeç. Ndërsa sot familjar të saj kanë njoftuar se ka vdekur në QKUK.

Baby Boo