U qëllua nga një distancë e afërt, si u eleminua nga snajperisti me një plumb në kokë 23-vjeçari që po pinte cigare në ballkon! Viktima, djali i “Buzëderrit”


Gëzim Sinomataj është qëlluar me një plumb të vetëm në kokë në një distancë e afërt nga snajperisti në ballkonin e banesës në lagjen “Hajro Cakërri” në Vlorë teksa po pinte cigare.

Dyshohet se snajperisti qëndronte në një nga godinat e banimit shumë pranë banesës së viktimës, pallate banimi disa katëshe, një i përfunduar prej kohësh dhe tjetri në ndërtim e sipër.

Nga grupi hetimor mësohet se ndaj shënjestrës është qëlluar me një plumb të vetëm në kokë dhe i riu ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ngjarja ndodhur rreth orës 22:00 të mbrëmjes së të dielës (7 Janar) në një zonë të populluar që ka biznese dhe kamera sigurie krahas banesave, ndaj kamerat e sigurisë mmund të kenë fiksuar lëvizjet e autorit apo autorëve të mundshëm të ngjarjes.

Në momentin kur ndodhi krimi lagjja “Hajro Cakërri” ka qenë pa drita, ndërsa nuk dihet nëse kjo është një rastësi apo ka të bëj me krimin.

Mjeti tip BMW që kanë përdorur autorët u gjet i djegur pranë shinave të trenit në lagjen “24 Maji” në një zonë në errësirë, gjë që ngre dyshimet se e autorët e kanë njohur zonën.

Ndërkohë brenda automjetit të djegur, nuk është gjetur arma e krimit.

Mësohet se Gëzim Sinomataj ishte rikthyer në Vlorë në fund të dhjetorit për festat e fundvitit dhe do të largohej sërish në drejtim të Belgjikës. Ai qëndronte i vetëm në banesën në katin e tretë në një pallat në lagjen “Hajro Cakërri” pranë bulevardit të Vlorës.

Gëzim Sinomataj, është djali i Sokol Sinomataj i njohur me pseudonimin Sokol Buzëderri anëtar i bandës së Gaxhait.

I riu dyshohet se është ekzekutuar për llogari të babait të tij, por nuk përjashtohen as prishje të pazareve të drogës.

Xhaxhait të viktimës, Benard Sinomataj, më 4 janar 2022 i vunë tritolin pikërisht në një automjet poshtë ballkonit të shtëpisë ku ndodhi kjo ngjarje.

Edhe Benardi aso kohe sapo ishte kthyer nga Belgjika. Benard dhe Sokol Sinomati të dy vëllezër, janë figura të njohura për policinë, ndërkohë viktima nuk figuron person me precedent penal.

Baby Boo