U publikuan emrat fitues të çmimi shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit” për vitin 2021


Këshilli për ndarjen e çmimit shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit” për vitin 2021, ka publikuar emrat të cilëve u është darë ky çmim për mirënjohjen më të lartë për arritjet shumëvjeçare në fushën e edukimit, arsimit, kulturës, artit, shëndetësisë, mbrojtjes dhe avancimit të mjedisit njerëzor dhe veprimtarisë sociale me interes publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

Në fushën e edukimit dhe arsimit, çmimi i ndahet:
Prof.dr. Gjylymser Kasapi, Profesor universitar;
Në fushën e kulturës dhe artit, çmimi u ndahet:
Jovan Pavlovski, shkrimtar;
Mr. Snezhana Atanasova Çadikovska, artist muzikor;
Elena Donçeva, piktor akademik – kostumografe.

Ky Vendim hyn në fuqi në ditën e miratimit dhe do të botohet në “Gazetën Zyrtare të RMV-së”.
Çmimi fituesve do t’iu dorëzohet më 8 dhjetor 2021 (e mërkurë) në ora 12:00, në sallën solemne të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Baby Boo