U përplas me makinë, Rangnick zbulon gjendje e Bruno Fernandes


Mesfushori i Manchester United, Bruno Fernandes nuk ka marrë dëmtime pas aksidentit që bëri me makinën e tij porche ndërsa ishte rrugës për në stërvitje.

Asnjë nga të përfshirët në aksident nuk kanë marrë lëndime serioze dhe portugezi më pas i është bashkuar skuadrës në stërvitje.

“Ai ishte në rregull dhe do të jetë gati për nesër”,- tha trajneri i përkohshëm i United, Ralf Rangnick.

United do të përballet në transfertë me Liverpool-in këtë të martë në orën 21:00. Skuadra e Jurgen Klopp është e dyta në renditjen e Premier League, ndërsa United ndodhet në vendin e pestë në tabelë tre pikë larg Tottenhamit të vendit të katërt, që është edhe pozicioni i fundit që siguron pjesëmarrjen në Champions League.

Fernandes ka shënuar nëntë gola dhe ka dhënë gjashtë asistime në 30 paraqitje në kampionat për United këtë sezon dhe është një nga emrat më të rëndësishëm në skuadër, ndaj dhe mungesa e tij do kishte qenë një penalizim i madh për “Djajtë e Kuq”.

Baby Boo