U përkujtua Beteja e Haraçinës


Këshilli organizativ i SHVL-UÇK-së në varrezat e dëshmorëve në Haraçinë mbajti një manifestim përkujtimore për deshmoret e rënë gjatë betejave të lavdishme të kombit shqiptar.

“Duke kujtuar sakrificën e dëshmorëve i kujtojmë vetes fatin e kombit tonë, Shqiptarët gjithmonë kanë luftuar për të fituar të drejtat e tyre në Haraqinë dhe në shum vende të tjera me shum rezistencë, qëndrim në pozicionet e tyre, trimëri dhe menquri. Pas shumë vitesh epoka ndryshon dhe ne jemi ata të cilët kemi në dorë një punë edhe më të rëndë pas lirisë, mbajtjen e saj dhe përparimin me dinjitet e menquri”. Me këto fjalë në Kalanë e Qëndresës në Haraçinë u hap “Manifestimi përkujtimor” tradicional përmes së cilës u përkujtuan “Dëshmorët e Kombit”, të rënë në Betejën e Haraçinës.
Para të pranishmëve u drejtuan parfaqësues të familjeve të dëshmorëve nga Shqipëria dhe Kosova si dhe kryetari i SHVL UÇK-së Fazli Veliu.
Në manifestimi përkujtimor Beteja e Haraçinës, u cilësua si njëra nga betejat më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoni./TVM2

Baby Boo