U përhapën mesazhe kërcënuese në Tetovë, SPB tregon si duhet të veprojnë qytetarët


Nga Sektori për Punë të Brendshme përmes një njoftimi kanë kërkuar që qytetarët e rajonit të Pollogut të jenë të kujdesshëm pasi në këtë rajon janë lëshuar mesazhe kërcënuese drejt disa personave, nga gjoja funksionarë të MPB-së në Serbi.

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë kërkon nga qytetarët që në rast se pranojnë mesazhe të këtilla, të lajmërohen në stacionin më të afërt policor.

“Sektori i Punëve të Brendshme-Tetovë njofton qytetarët se kohëve të fundit janë dërguar mesazhe drejt personave fizikë dhe juridikë nga rajoni Tetovë-Gostivar, janë shpeshtuar dërgimet e mesazheve kinse nga personat të cilët në mesazhet paraqiten si gjoja funksionarë të MPB-së së Serbisë dhe i informojnë se kundër tyre gjoja se kanë ngritur procedura gjyqësore për pedofili, pornografi kibernetike apo krime të tjera”.

“Përveç kësaj, në mesazhet e dërguara ata kërkojnë që pranuesit e mesazheve të kontaktojnë dërguesit brenda 72 orëve në mënyrë që të mos ndiqen penalisht nga Prokurori Publik, të mos regjistrohen si dhunues seksual dhe të mos ekspozohen nëpër media. SPB-Tetovë apelon qytetarët që të mos hapin mesazhe të tilla, sepse bëhet fjalë për mashtrime dhe nëse i kanë hapur ato, të kontaktojnë stacionin më të afërt policor për të marrë masat përkatëse”, thonë nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë.

Baby Boo