U paralajmërua se do të paraqitet në intervistë, Policia ia mësyn T7-it për ta kërkuar


Ditën e sotme ishte paralajmëruar se menaxheri i Taynës, Rinor Hykolli do të japë një intervistë “live” në një nga televizonet tona.

Producentja e emisionit “Natë vere”, Syzana Hajdreni, ku do të ishte i ftuar Rinor Hykolli ka sqaruar se pak para se të fillonte emisioni, pesë pjesëtarë të Policisë së Kosovës ia kanë mësyer televizionit 7, me mendimin se menaxheri i Taynës do të ishte aty, por që ky i fundit nuk u paraqit fare në intervistë.

Njoftimi i saj i plotë pa ndërhyrje:
Sot gjate dites menjehere pas lajmit per Rinor Hykollin (menaxheri i rep artistes Tayna), qe po kerkohet nga Policia e Kosoves, une personalisht kam kontaktuar me te, per ta pasur ne interviste per emisionin “Nate Vere”.

Mirepo, i njejti tha qe eshte ne pushime (nuk e di as ku eshte ne pushime). I thashe ne rregull, e realizojme me viber. U dakorduam qe me viber te realizohet intervista. E paralajmruam edhe neper rrjete sociale.

Por, gjate gjithe kohes sa ka zgjatur emisioni jam munduar te kontaktoje me te, dhe me tha “se nuk po i ben rrjeti mire”.
Ndersa, ne fillim te emisionit erdhen pese pjesetare te Policise se Kosoves, duke menduar se ai eshte ne objektin e T7
Dua te sqaroj se nuk e di vendndodhjen e tij e as nuk kam me shume informacione se kaq.

Baby Boo