U organizua ekskursion me mbi 100 nxënës, Komuna e Skenderajt gjobit qendrën e kurseve me 2000 euro


Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Skenderajt, ka gjobitur një qendrat e kurseve të gjuhëve të huaja, pas organizimit të ekskursionit për nxënësit që ndjekin kursin aty.
Pas këtij inspektimi është konstatuar se menaxhmenti i kësaj qendre ka organizuar udhëtim me qëllim rekreacioni me afërsisht 100 nxënës, ku me këtë veprim kanë shkelur Ligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë Covid-19, me saktë kanë renë në kundërshtim me nenin 25 të Ligjit Nr/07/L-006.

Me këtë rast Inspektorati Komunal, subjektit në fjalë i ka shqiptuar gjobën me masë ndëshkimore në vlerë prej 2000 euro.
Komuna e Skenderajt apelon gjithë qytetarët e Skenderajt që të respektojnë vendimet si dhe ligjet që kanë dalë nga Qeveria e Kosovës për parandalimin e pandemisë, në mënyrë që sa me shpejt të bëhet tejkalimi i kësaj situate.

Baby Boo