U nënvlerësua në vend të punës, shqiptari fiton gjyqin me Ministrinë e Bujqësisë!


Gjykata themelore Shkupi II më datë 27 Shkurt te këtij viti, ka sjellë aktgjykim në të cilën është vërtetuar thyerja e ligjit në të drejtën për barazi dhe është bërë diskrimini në bazë te perkatësisë politike.

Gjykata Shkupi II, ka sjellë aktgjykim në të cilën vërtetohet se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së ujërave të RM, ka bërë diskriminim në bazë te perkatësisë politike në vendin e punes.

I dëmtuari ka qenë i punësuar ne këtë ministri dhe njëkohësisht, ka qene i angazhuar politikisht si kryetar nëndege.

Pas shumë kërcënimeve, ka marë vertetim për ulje të pozicionit të punës dhe i njejti nuk ka pranuar këtë. Lëndën e ka dërguar në gjykatë duke e fituar të njejtën. Punonjësi që ka fituar këtë lëndë është i përkatësisë etnike shqiptare, ku si rralle herë për raste të këtilla gjykata vendos në favor të shqiptarëve.

Baby Boo