U nënshkruan marrëveshje për ndërtim të fotovoltaikëve në tokë private


Ministria e Ekonomisë sot i nënshkroi marrëveshjet me investitorët për ndërtim të termocentraleve fotovoltaike në tokë private për tenderin e publikuar vitin e kaluar për ndarjen e premive për energji elektrike të prodhuar nga termocentralet fotovoltaike. Prej sot do të fillojë ndërtimi i disa prej tyre, informoi ministri dikasterial Kreshnik Bekteshi.

“Me sukses e realizuam tenderin për ndërtimin e termocentraleve fotovoltaike në tokë private që nënkupton fillim të një cikli të ri të investimeve në pjesën e burimeve të ripërtërishme të energjisë. Në tenderin e publikuar vitin e kaluar në gusht ishin dorëzuar 44 oferta dhe pas evaluimit komplet të realizuar dhe afatet për ankesa u konfirmua se prej 27 megavatë të ofruar janë nënshkruar marrëveshje për të drejtë të shfrytëzimit të premisë për gjithsej 21 megavat në 29 lokacione nëpër gjithë shtetin me gjithsej 23 investitorë në 16 komuna”, tha Bekteshi në konferencën e sotme për media në Qeveri.

Baby Boo