U ndanë 78 milionë denarë për organizim dhe rekonstruktim të hapësirave publike në Qendrën Klinike


Qeveria ndau 78 milionë denarë për organizim dhe rikonstruktim të hapësirës publike në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup me qëllim sigurimin e funksionimit më efikas dhe ofrimin e shërbimeve mjekësore, dërgimin dhe transportimin e pacientëve të sëmurë nga virusi korona dhe funksionim të pandërprerë të klinikave të tjera në Qendrën Klinike në kushte të vëllimit të rritur të punës gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.

“Sipas Nenit 2 nga ky Dekret, pjesëmarrja financiare e Qeverisë është për shpenzime për rekonstruktim të rrugëve dhe trotuareve, hapjen e hyrjeve të reja, ndarjen e komunikacionit automobilistik dhe këmbësorëve dhe lëvizje të pandërprerë të automjeteve dhe automjeteve të Ndihmës së Shpejtë, mjekët dhe pacientët e klinikës, si dhe pastrimin e hapësirave publike në hapësirën e Qendrës Klinike “Nëna Terezë” Shkup, informojnë nga Pres-shërbimi qeveritar.

Mjetet e përcaktuara me këtë dekret Ministria e Financave do t’ia transferojë Qytetit të Shkupit, i cili e realizon rekonstruktimin e hapësirave publike në këtë hapësirë.

Baby Boo