“U nda copë-copë”: Rrëzohet një aeroplan në Nepal, të paktën 44 të vdekur deri tash


Të paktën 44 njerëz janë vrarë kur një aeroplan është përplasur të dielen në Nepal, kanë thënë nga Autoriteti i Aviacionit të Nepalit.

Yeti Airlines, që po e operonte fluturimin, tha që ishin 72 njerëz në aeroplan – mes të cilëve 68 udhëtarë dhe katër pjesë të stafit.

Sipas një zyrtari të aeroportit, udhëtarët e huaj që ishin në aeroplan kishin këto kombësi: një australian, një francez, një argjentinas, katër rusë, pesë indianë, dy jugkoreanë dhe një person nga Irlanda.

“Presim të zbulojmë më shumë trupa,” – tha zëdhënësi i ushtrisë, Krishna Bhandari. Aeroplani u nda copë copë.” – raportonThe Guardian.

Aeroplani u përlas mes aeroportit të ri dhe të vjetër të Pokharas në qendër të Nepalit.

Pamjet që janë shpërndarë nëpër rrjete sociale janë absolutisht tmerruese.

Baby Boo