U mbrojt 9 muaj nga Covid, e përplas kamioni ditën që del nga shtëpia

Prej 9 muajsh nuk dilte nga shtëpia që të mbrohej prej Covid 19-tës, kaq frikë e kishte sëmundjen.
Por Sarah Lewis nuk i shpëtoi dot asaj që duket ishte e shkruar për. Gruaja nga Dorset i Anglisë sapo doli për herë të parë në rrugë pas një kohe kaq të gjatë, u hutua duke vendosur maskën dhe nuk e pa kamionin që po vinte. Mjeti e go*diti duke e lënë të vde*kur në vend.

Baby Boo

62-vjeçarja kishte probleme shëndetësore, ndaj po i ruhej shumë Sars Cov 2-shit. Ajo kishte dalë në rrugë duke pritur një taksi dhe në momentet që po merrej me maskën, edhe shoferi i kamionit nga ana tjetër po rregullonte pasqyrat. Ai thotë se e gjithë kjo, qe vetëm një çast. Në fillim i ishte dukur rruga bosh dhe nuk e kishte parë gruan që priste në këmbë.

Rezultati i hetimit tregoi se Lewis nuk e ka pasur mendjen dhe ishte krejtësisht e pavetëdijshme për praninë e kamionit, ndërsa gjithçka duket se ka qenë thjesht një aks*ident fatkeq.