U MBLODHËN PËR TA “SHPËTUAR” EMRIN, FAJTORË PËRSËRI SHQIPTARËT


Po mblidhen që të nënshkruajnë memorandum për ta bojkotuar referendumin…
Pasi e nënshkruan memorandumin, filloi gara cili do ta merr mikrofonin i dyti, pasi që i pari ishte njëri nga organizatorët, Janko Baçev.
Baçev foli edhe për hapat e gabuara nga garniturat politike, edhe pse në krahun e djathtë e kishte njërin që ka qenë pjesë e strukturave të VMRO DPMNE-së.
Ish-drejtori i arkivit Filip Petrovski, tha që do të vrapoj derë më derë, derisa ta bind popullin maqedonas që mos të votoj në referendum.
I erdhi radha edhe Strashko Ollumçevit nga radhët e Këshillit Nacional Maqedonas – “Makedonium”.
Fillimisht i ofendoi kolegët me të cilët do ta kundërshtojë referendumin.
Unë do të qëndroj në këmbë pasi që nuk jam i mësuar të gjunjëzohem. Jam i mësuar të qëndroj drejtë në këmbë.

Më pas i shfrytëzoi 5 minutat e tij, për të ofenduar edhe shqiptarët.

Edhe pse shihet nga profili i tij në fejsbuk se i përcjell të gjitha ngjarjet politike në vend, edhe ai ishte viktimë e lajmeve të rrema që një kohë publikoheshin si komente satirike në portalin “Republika”.
“Të gjithë ata mbi 4000 anëtarë janë në qëndrimin se nuk duan shqiptar ortodoks si kryeministër?
Fillimisht, nëse aludoni në atë që e thash gjatë fjalimit, ajo është deklaratë e Zoran Zaevit. Ai vet ka thënë. Unë aty thash gjëra tjera nëse e keni vërejtur. Askush tjetër përveç popullit maqedonas nuk ka të drejtë të vendos për identitetin maqedonas.
Çka jeni me profesion?
E kam kryer shkollën e mjekësisë!
A e dini se edhe ju jeni viktimë e lajmeve të rrema, ajo që keni lexuar është lajm i rremë.
A është e rrejshme apo jo unë nuk e di! Unë e di vetëm një gjë, që Zoran Zaev ka shumë gjëra që duhet shpjeguar për origjinën e tij”, u shpreh Strashko Ollumçevit.

Trimërinë prej në foltore e mbajti edhe pas deklaratës, duke kërcënuar se do të shihemi edhe në ngjarje tjera.
“Do të shihemi edhe në ngjarje tjera”, tha Strashko Ollumçevit.
Për Janko Baçevin gjithçka normale. Sipas tij, deklarata të tilla janë të zakonshme për ambientin politik në vend.
“Në të kaluarën kemi pasur edhe deklarata nga politikan shqiptarët të cilët përdornin formulimin “sllavo-maqedonas”, nuk pranonin maqedonasit në histori. Kështu kjo është në kuadër të sjelljes së zakonshme politike për këtë vend”, tha Janko Bançev – TË BASHKUAR PËR MAQEDONINË.

Edhe pse kjo ngjarje ishte organizuar për mbrojtjen e emrit, shumica e fjalimeve ishin politike. Kërkohej dorëheqja e kryeministrit, e fanellat që mbanin të pranishmit tregojnë qartë orientimin e anëtarëve të këtyre organizatave.