“U ktheva e riformësuar” thotë Tuna pas rikthimit nga Siria


Artistja shqiptare, Altuna Sejdi, e njohur me emrin skenik Tuna, ditë më parë publikoi disa fotografi nga Siria, pasi atje nisi një aktivitet shumë të rëndësishëm, një aktivitet për t’u dalë në ndihmë fëmijve sirianë.
“Kur ka qenë hera e fundit që jemi ndjerë falënderues për jetën që kemi, shtratin ku e shtrijmë kokën çdo natë, tryezat me ushqime…”, ka shkruar Tuna në Instagram.

Tuna tha se ky udhëtim pos emocionit, i ka sjellë asaj edhe shumë dhimbje.
“Udhëtimi në Siri, udhëtimi më emotiv në jetën time, nxiti në mua qindra pyetje dhe hapi dhjetëra dilema për njeriun, për njerëzimin. Përjetova emocione që shkojnë përtej mundësisë për t’i përshkruar me fjalë. Dhembje që të ngjitet për shpirti dhe të trishton, të bën të ndjehesh fajtor për skamjen, trishtimin dhe frikën me të cilën jetojnë çdo ditë. Familje që jeton me ëndrrën: të ketë kulm mbi kokë, një nënkresë ku do ta venin kokën… Sy të pikëlluar fëmijësh nga ngarkesa mbi supet e njoma”, shkroi këngëtarja ndër të tjera.

Artistja shtoi se kjo e ka bërë një njëri tjetër dhe se dëshiron që fëmijët e saj të rriten në një botë më të mirë.
“U ktheva e riformësuar. Jam një Tuna tjetër që sapo ka filluar rrugën për të dhënë kontributin minimal që Tiani dhe Zeni të rritet në një botë me më shumë buzëqeshje fëmijësh. Në një botë më të mire”, tha këngëtarja.
Kujtojmë se, këngëtarja ditë më parë tregoi se i është bashkuar organizatës “For Children Smile” me bazë në Zvicër, e cila shënon një sërë aktivitetesh në ndihmë të fëmijëve në nevojë.

https://www.instagram.com/p/CTdBmOBN1eE/?utm_medium=copy_link

Baby Boo