“U konstatua një tumor te unë”, Abazi flet për ditët më të errëta të jetës së tij


Këngëtari dhe prezantuesi i njohur, Naim Abazi ndau me shikuesit dy momentet më të lumtura të jetës së tij dhe dy më të vështirat.

Ai foli për përiudhën kur është përballur me tumor. Abazi tha se gjithçka ishte e errët dhe e rëndë, marrë parasysh këtu edhe pritjet e analizave përfundimtare.

Jeta i ka befasitë dhe sfidat, një ditë të nëntorit 1996, zgjohem si njeriu që mund të prekë pjesët e trupit instiktivisht pa qenë në dijeni, preka një pjesë të trupit të dalur që në mjekësi e quajm tumor. E cila si një goditje atomike ndikoj të unë, si një frikë”, tha ai në Kendiv” në T7.

Abazi në atë kohe tha se u ndje si të ishte para litarit.

“Doja të hyja në operim sa më herët. Ishin ditë të rënda, dukej sikur ndodhesha para litarit”, tha ai

Baby Boo