U kërkua nga Gjermania, arr*estohet në Tetovë dileri i dr*ogës


Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar, se gjatë ditës së djeshme në Tetovë ka kapur dilerin e dr*ogës që është kërkuar nga Interpoli i Gjermanisë.

“Më 05.02.2021, nëpunës policorë të Sektorit për bashkëpunim policor ndërkombëtar kanë vepruar ndaj fletëarr*estit ndërkombëtar të Interpolit të Gjermanisë dhe në Tetovë kanë privuar nga liria K.I.(30), i cili është kërkuar për shkak se ka kryer veprat penale që lidhen me tregti në sasi të madhe të ko*kainës dhe ma*rihuanës në territorin e Gjermanisë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Siç sqarojnë nga MPB-ja, për këtë vepër në Gjermani rre*zikohet me maksimum 15 vjet bu*rg, dhe personi sipas procedurës ligjore do t’i dorëzohet policisë gjermane.

Baby Boo