U infektuan 600 persona me Covid 19, por u shëruan 200 mijë nga virusi i bixhozit!


Arbër Çeliku

Te ne janë sëmurë rreth 600 persona nga ky virus, ndërsa janë shëruar nga bixhozi rreth 200.000 persona (nga droga dhe varësi të tjera numri është mbase edhe 2-3 herë më i madh)…
Covid 19 gjithashtu shpëtoi edhe 1 milion shqiptarë në RMV nga ndotja e ajrit, ambientit, katastrofës ekologjike dhe shumë rreziqe tjera…

Nga mania e pushtetit, parasë dhe çnjerëzillëkut virusi i shpëtoi, në radhë të parë, politikanët & Co. (qoftë edhe përkohësisht), por edhe neve nga perversiteti politik-shoqëror (ku ka gjë më të mirë se mos flasësh për politikë dhe të jesh i lirë nga shikimi vëngër, gjykimi dhe inati i sherifëve lokalë?!)…
Të tjerat ka të ngjarë t’i mësojmë me kohën, varet se sa i rreptë do të jetë virusi…
Por, sa më i rreptë ai, zemrat tona do të zbuten butësisht…
A nuk e predikon të njëjtën gjë islami dhe besimet e tjera?!
Pse humanizmin duhet ta zbatojmë me dhunë?! Kjo është çështja që më ka brengosur gjithmonë më së shumti…

Baby Boo