U infektua qëllimisht me Covid-19, vdes këngëtarja e njohur


Një këngëtare çeke e cila ishte kundër vaksinimit ka ndërruar jetë, pasi u infektua qëllimisht me Covid për të marrë një leje shëndetësore për ta lejuar atë të vizitonte saunën dhe teatrin.

Hana Horka, vokalistja e grupit Asonance, vdiq të dielën pasi u kontraktua me variantin Delta në moshën 57-vjeçare.

Lajmin e trishtë e dha djali i saj Jan Rek për radion publike iRozhlas.cz.

“Ajo vendosi të vazhdojë të jetojë normalisht me ne dhe preferoi të kapte sëmundjen sesa të vaksinohej”, u shpreh i biri.

Dy ditë para vdekjes së saj, Horka shkoi në rrjetet sociale për të thënë: ‘Kam mbijetuar… Ishte intensive.

Kështu që tani do të ketë teatër, sauna, një koncert… dhe një udhëtim urgjent në det”

Baby Boo