U gjet trupi i pajetë i personit të humbur nga Dibra!


Në ujërat e lumit Drini i Zi në fund të pasdites, u gjet trupi i pajetë i pesonit të humbur nga Dibra, i cili gjatë ditës u raportua si i zhdukur.

Sipas informacioneve paraprake, trupi ishte në mesin e degëve të pemëve, në lumin pranë fshatit Viçishtë, Shqipëri, përballë fshatit Bomovë, në anën maqedonase të lumit, transmeton DibraJon.

Tashmë i ndjerë, Fatmir Sula, 46 vjeç, në stacionin e policisë së Dibrës u raportua si i humbur nga familjarët pasi nuk u kthye në shtëpi nga peshkimi, ku shpesh shkone.

Në ndihmë të policisë së Dibrës dolën edhe kolegët nga komisariati i policisë rajonale të Peshkopisë.

Tani trupi është dërguar për autopsi në ekipin e Prokurorisë Publike, pas së cilës trupi do të transferohet në Spitalin e Përgjithshëm të Dibrës.

Fatmir Sula ishte i papunë dhe ishte babai i pesë fëmijëve.

Baby Boo