U gjet i vdekur në magazinë, identifikohet shqiptari


Shoferi i një kamioni, me origjinë shqiptare, i cili u gjet pajetë në një nga magazinat e një ndërtese në Pontedera të Italisë ëhtë identifikuar.

Sipas mediave italiane, viktima është Artur Isenaj, 58-vjeç, i cili banonte në Torino.

58-vjeçari është gjetur nga punëtorët e magazinës ndërsa ndërroi jetë disa minuta pasi u transportua në spital.

Dyshohet se ai humbi jetën nga një atak kardiak. Megjithatë, pritet që një autopsi të kryhet në kufomën e viktimës. /albeu.com/

Baby Boo