“U fut në burg për një tapet dhe një palë atlete”, flet me lot në sy nëna e 27-vjeçarit që përfundoi në koma


Nëna e Jani Rustemajt, 27-vjeçarit që ndodhet në gjendje kome në QSUT ishte e para që ngriti dyshime mbi sjelljen e dhunshme të policisë ndaj djalit të saj.

Në një intervistë për “Uniko” në Klan tv foli me lot në sy duke thënë se djalin po e rrihnin dhe e kishin arrestuar për vjedhjen e një tapeti dhe një palë atelete.

Porositi vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin, e dashura tradh…
Po ashtu konfirmon se i biri ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe nga spitali i kishin thënë se i kanë dhënë metadon, ilaç kundër varësisë.

“Pasi u kap, i shkova njëherë në burg. E arrestuan për vjedhje, kishte marrë një tapet e një palë atlete. Më thanë ke djalin sëmurë. Nuk ma thanë pse, ai nuk kishte asnjë problem. Kam shkuar dhe kam pyetur te spitali i burgjeve, pyeta se ku e kam djalin. Shkova atje, nuk ishte i shtruar aty, erdha në shtëpi. Pas disa ditëve, më erdhi policia në shtëpi, më thanë shko në spital se ke çunin me ftohje. Djali ishte shumë keq, doktori tha nuk kam shpresa. Ai ishte shumë mirë, i çoja paketa. Nuk e di, ishte shumë mirë. Doktori më tha i kanë dhënë shumë metadon. Ai pinte hashash, e dija që pinte, jo shumë, ishte për bukuri”, tha nëna e tij.

Baby Boo