U ftua të flasë për futboll, por Ana Kabashi ia huq keq: Ngatërron “EURO 2020” me “Champions League”


Ana Kabashi ia huqi me një postim ku flet për “EURO 2020”.
Këtë muaj, vëmendja më e madhe është kthyer tek futbolli, pasi ka filluar “EURO 2020”.
Në emisionet telelvizive, shumë programe i janë dedikuar “EURO 2020”, ku të ftuar janë edhe personazhe nga fusha të tjera.

Këngëtarja Ana Kabashi ishte e ftuar në një emision së fundi, tekas ndau me ndjekësit në rrjete sociale fotografi nga ai emision.
Por, vëmendje mori me mbishkrimin ngase e ngatërroi “EURO 2020” me “Champions League 2021”.

“Kush do ta fitojë këtë “Champion League 2021?”, shkroi fillimisht Kabashi, e cila pranoi komente të shumta nga ndjekësit.
Por, menjëherë pas komenteve të ndjekësve, ajo e rregulloi mbishkrimin e atij postimi, duke pyetur ndjekësit “Kush do të fitojë këtë Euro 2020”.

Baby Boo