U EKZEKUTUA NË MAKINË BASHKË ME GRUAN, ZBULOHET FOTO-JA, JA KUSH ËSHTË ISH-INSPEKTORI I KRIMEVE (DETAJE)

Ka dalë fotoja e 32-vjeçarit Borhan Y. Berçama i cili u ekzekutua së bashku me bashkëjetuesen e tij brenda makinës në qytetin e Shkodrës.

Mësohet se 32 vjeçari nuk njihej si person ploblematik gjatë kohës kur ka ushtruar detyrën e policit në komisariatin e policisë në Pukë. Ai eshtë i biri i kameramanit të televionit publik shqiptar për Shkodrën

Boran Bërçama, rreth 32 vjeç, ka punuar në Komisariatin e Shkodrës si Inspektor Krimesh, e më pas u bë Inspektor Rendi, por pas një mungese të pajustifikuar ai dha dorëheqjen në fund të vitit 2016.

Krimi i rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm, ku burrë e grua janë gjetur të vrarë brenda në makinën e tyre tip “Benz” me targë AA006HA, rreth orës 06:40.

Bashkë me ta në makinë në momentin e ngjarjes ndodhej edhe fëmija i tyre, një vjeç, por që fatmirësisht nga pa pësuar lëndime.

Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje të rëndë, ndërsa dyshohet se ka ndodhur për shkak të detyrës kur Barcama shërbente në Policinë e Shtetit, pasi së fundmi ishte polic në lirim.

viktima.jpg

Baby Boo