U EKZEKUTUA NË BARI, MBËRRIN NË SHQIPËRI TRUPI I PAJETË I VIKTORIAN PICAKUT


Mbërrin në Shqipëri trupi i pajetë i Viktorian Picakut. Trupi i pajetë i të riut mbërriti në portin e Durrësit mëngjesin e sotëm rreth orës 08:30. 23 vjeçari u vra në Bari mbrëmjen e 2 gushtit.

I riu shqiptar ishte duke ndjenjur në sheshin e Coratos, provincë e Barit në momentin kur dy persona me një motorr iu afruan dhe e qëlluan atë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Ndërsa dy autorët u vetëdorëzuan në polici disa orë pas krimit të rëndë. Sakaq, familjarët pretendojnë se Viktori u vra pasi kishte mbrojtur një vajzë.

Baby Boo