“U dogjëm për së dyti”, familjarët e viktimave në Spitalin Modular në Tetovë të dëshpëruar me Prokuroët e lëndës


Fajtorët e vërtetë nuk janë prapa grilave. Kjo është të brenga kryesore e familjarëve që humbën më të dashurit e tyre në spitalin modular të Tetovës, mbrëmjen e 8 shtatorit, kur zjarri kaploi spitalin. Ata që humbën familjarët tyre në këtë tragjedi, thonë se nuk ndihen të plotësuar deri sa zbardhet e gjithë ngjarja e kobshme dhe fajtorët të marrin dënimin e merituar.

“Unë mbi 10 herë e kam cekur se në këtë tragjedi është një zinxhir i madh i të akuzuarve. Mbrëmë e dëshmuan ata gazetarët që e publikuan lajmin. Kështu që ne na djegën për së dyti. Në këtë shtet gjithmonë ndodhin gjëra që nuk duhet të ndodhin, ne si familjarë, u bëjmë apel institucioneve dhe gjyqtarëve që këtë rast ta marrin më seriozisht, të shohin se kush duhet të akuzohet me të vërtetë, e jo siç u përfundua këtu me 1 vjet e gjashtë muajve kusht. Nga ana tjetër, 14 persona u djegën. Ne si familjarë kërkojmë nga shteti, nga partitë në Qeveri që i kemi votuar 25 vite, ta marrin më seriozisht këtë punë dhe të mos përsëriten këto tragjedi në Maqedoni”, tha Mumin Ismaili, familjar i viktimave.

Sipas Ismailit në këtë rast duhet të akuzohen edhe persona që e kanë ndërtuar dhe financuar spitalin modular.

“Unë e kam thënë disa herë se nuk janë të akuzuar nuk janë njerëzit adekuat që duhet të jenë të dënuar për këtë rast. Florin Besimi, Artan Etemi dhe Bobani. Nuk po them që nuk kanë fare përgjegjësi, sepse ata kanë punuar në atë institucion, por ku është Ministri, ish-Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçce. Firma Brako e ndërtimit?”, theksoi Mumin Ismaili, familjar i viktimave.

“Mendoj se kanë qenë fajtorë edhe ata që e kanë bërë objektin, edhe të gjithë të përfshirët. Unë kërkoj që sa më shpejtë të zbardhet kjo punë, të dalin krejt të vërtetat, sepse deri tani kemi dëgjuar vetëm gënjeshtra, na kanë thënë gjithçka, e unë dua sa më shpejtë që të jetë e mundur të zbardhet rasti. Nuk ndihem mirë sepse dua ta di se kush është personi fajtor për djegien e spitalit modular, dua të zbardhet sa më shpejtë sepse nuk është e drejtë 14 persona të humbin jetën dhe mos zbardhet rasti”, pohoi Qanie Selmani, familjar i viktimave.

Baby Boo