U dogj një objekt me shpendë në Sopot të Kavadarit


Është djegur një objekt me pula, zogj, grurë dhe arka plastike në një zjarr që shpërtheu sot rreth orës 5 të mëngjesit në Sopot të Kavadarit. Pronari, në një prononcim, tha se zjarri ishte shkaktuar nga poça elektrike e cila ka qenë e ndezur për shkak të ngrohjes së zogjve të vegjël.

“Kishte rrezik që zjarri të përhapej edhe në shtëpinë dhe në ndërtesat përreth. Për fat të mirë, zjarrfikësit erdhën menjëherë dhe ne reaguam menjëherë, tha pronari.

Sipas vlerësimeve të tij fillestare, dëmi është rreth një mijë euro.

Njësia Territoriale e Zjarrfikësve në Kavadar tha se ata kanë ndërhyrë në vendngjarje me një automjet për shuarje të zjarrit dhe tre zjarrfikës.

Baby Boo