U denoncua në “Fiks Fare”, shkarkohet nga detyra dhe kallëzohet penalisht juristi i Hipotekës në Fier


Pas denoncimit për korrupsion në emisionin investigativ “Fiks Fare”, juristi i Hipotekës së Fierit, Ervis Bregasi është shkarkuar nga detyra dhe ndaj tij është kryer një kallëzim penal pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier.

Gjithashtu, ministria ka urdhëruar hetimin e të gjitha dosjeve të ndjekura nga ky nëpunës, për të verifikuar ligjshmërinë e veprimeve të tij.

Fiks Fare e denoncoi me zë dhe figurë nëpunësin e Hipotekës së Fierit, i cili i mori ryshfet një qytetari 300 mijë lekë për t’i dhënë atë që i takonte.

Qytetari Ariz Çervanaku, nga zona e Frakullës në Fier, u ankua se juristi i ZVRPP Fier, Ervis Bregasi, e ka sorollatur për muaj me radhë për t’i nxjerrë certifikatat e pronësisë së tokave. Në fund, juristi i kërkoi 300 mijë lekë, ndërsa kamera e “Fiks Fare” faktoi momentin kur nëpunësi i shtetit merr edhe ryshfetin.

Top Channel

Baby Boo