U dashuruan në shikim të parë, me “Google Translate” komunikuan 2 vjet (FOTO)


Gruaja britanike që ra në dashuri në shikim të parë me një italian Një çift ka përdorur “Google Translate” në internet për të komunikuar së bashku pasi ata u dashuruan pavarësisht se nuk flisnin të njëjtën gjuhë. Chloe Smith, 23 vjeç, nga Britania e Madhe dhe i dashuri e saj, Daniele Marisco, 25 vjeç, nga Napoli i Italisë, u takua për herë të parë në një klub nate në Ibiza dy vjet më parë. Jo vetëm që ata mezi kuptonin njëri-tjetrin mbi muzikën e techno-s, por nuk mund të flisnin një fjalë të së njëjtës gjuhë.


Por pasi ata ranë në dashuri në shikim të parë, ata shpejt kuptuan se mund të komunikonin përmes “Google Translate” dhe duke shikuar videot me titra, transmeton rtv21.tv. Tani që jetojnë së bashku në Streatham në jug të Londrës ku Chloe është një artiste e kozmetikës dhe Daniele është një kamarier në një restorant italian ata kanë mësuar të flasin si italishten ashtu edhe anglishten për të siguruar që marrëdhënia e tyre të zgjat. Çifti e përmirësoi aftësinë e tyre gjuhësore thjesht duke folur me njëri-tjetrin. Ata nuk patën nevojë të ndjeknin orë mësimi./21Media

Baby Boo