U bllokua nga bora, nëna shqiptare sjell në jetë foshnjën pa ndihmën e mjekëve


Fillimisht nëna ka pasur dhimbje dhe ndonëse e kuptoi se kishte ardhur ora për të lindur, nuk mund të shkonte në spital për shkak të motit te keq.

Familjarët saj kanë kërkuar tentuar që të lëvizin me automjet, por ishte e pamundur për shkak të ngricës dhe borës në rrugë. Kështu që në ndihmë ka shkuar infermieria e zonës dhe brenda një ore fëmija ka ardhur në jetë.

Familjarët kanë kërkuar ndihmën e shërbimit mjekësor dhe menjëherë një ambulancë është nisur drejt banesës së 25-vjeçares Luljeta Coca. Kur ambulanca mbërrin në banesën e familjes Coca, bebja e seksist mashkull kishte ardhur në jetë.

Mësohet se nëna ka lindur pa ndërlikime dhe është transportuar me autoambulancë në maternitetin e Elbasanit, ku aktualisht po merr trajtimin e nevojshëm.

Infermieri i urgjencës së spitalit të Elbasanit, Klajdi Muça, tha se nëna dhe bebja gëzojnë shëndet të plotë. “Pavarësisht kësaj, ata duhet ta kalojnë natën në spital për të qenë nën vëzhgimin e mjekëve dhe nesër mund të rikthehen në banesën e tyre”, tha Muça.

Baby Boo