U arratis nga qelia e burgut në Greqi, merr fund aventura e një prej shqiptarëve

Një nga shqiptarët e arratisur tre ditë më parë nga burgu i Greqisë është arrestuar sot nga policia greke.

Baby Boo

Mediat në vend bëjnë me dije se ai është kapur sot në orët e para të mëngjesit në vendin e quajtur Kitsi Koropi.

Duke ju referuar medaive në Greqi bëhet me dije se në pranga është vënë Gertian Vrushaj, 24 vjeç nga Shqipëria.

Ai ishte rrethuar në një zonë jo shumë larg vendit të arratisjes.

Sipas medieve, Vrushaj është kapur i fshehur në një dollap rrobash, pasi e kishte marrë vesh se po rrethohej nga policia.