U arr*atis me 108 milion dollarë, media turke: Themeluesi i kriptovalutës “Thodex” fshihet në Shqipëri


Mediat turke janë të bindura se bosi i kriptovalutës “Thodex” i arr*atisur nga Turqia më 20 prill me 108 milionë dollarë fshihet ende në Shqipëri. Duke iu referuar burimeve nga policia turke ata kanë arritur të zbulojnë edhe itinerarin e lëvizjeve që turku ka bërë në vendin tonë për t’i shpëtuar policisë.

Sipas televizionit shteteror turk, TRT, Özer fluturoi për në Tiranë me një biletë që e bleu nga një kompani ajrore shqiptare, ndërsa në vendin tonë e priste një çift shqiptarësh.
Mediat turke pretendojnë se ai vijon ende të fshihet në Shqipëri e se ka rrezik të arr*atiset drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Faruk Fatih Özer është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet turke, pasi ak*uzohet për mashtrim në vlerën e 2 miliardë dollarëve me kriptomonedhën virtuale “Thodex”.

Baby Boo