U akuzua se vendosi kamerë në banjë për të filmuar djemtë e zhveshur, gjykatësi vr*et veten para arr*estimit


Një gjykatës amerikan kreu vetëvr*asje pak çaste para se të arre*stohej nën dyshimet për vendosjen e një kamere të fshehur në banjën e vet për të siguruar pamje të djemve të zhveshur.
Jonathan Newell, 50 vjeç, ishte i pezulluar nga korriku nga posti i gjykatësit të qarkut në distriktin Caroline, në Maryland, për shkak të dyshimeve kundër tij,

Kur agjentët e FBI arritën në shtëpinë e tij në Henderson, Maryland, të premten në mëngjes (10 shtator) për ta arre*stuar atë e gjetën të plagosur me ar*më zj*arri.
Zyra e Prokurorit të SHBA në Maryland konfirmoi se gjyqtari nuk i mbijetoi pl*agës dhe ndërroi jetë.

Fqinja e gjykatësit, Kimberly Keith, shkroi në Facebook se agjentët e FBI-së ishin vendosur afër shtëpisë së tij, duke i bërë thirrje me autoparlant që të dilte jashtë. Ajo tha se në një moment u dëgjuan të shtëna dhe se në vendin e ngjarjes shkoi një auto-ambulancë.

Në ankesën ligjore thuhet se policia ishte njoftuar në korrik nga një i mitur për rastin. I mituri kishte thënë se ka gjetur një kamerë në banjën e kabinës së gjykatësit.
Njëri nga djemtë u tha hetuesve se po zhvishej në banjë kur pa që kamera ishte ndezur dhe ishte vendosur përballë dushit në një cep të dhomës.

Djemtë raportuan incidentin tek prindërit e tyre, të cilët kontaktuan forcat e rendit, thuhet në ankesë.
Zoti Newell mohoi të kishte dijeni për kamerën dhe tha se persona të tjerë kishin përdorur kabinën një ditë më parë. Por kur u intervistua, Newell thuhet se përtypi dhe gëlltiti një kartë memorie të kamerës, dhe një skanim CT, sipas ankesës.

Kur autoritetet kryen kontrolle në kabinën, shtëpinë dhe zyrën e zotit Newell, ata kon*fiskuan pajisje të shumta dixhitale, përfshirë një hard disk që ata pretendonin se përmbante video të shumta të të rinjve që bënin dush, që datojnë në shtator 2014.
Newell, u emërua si gjyqtar nga Guvernatori i Maryland Larry Hogan në 2016, dhe filloi një mandat 15-vjeçar në 2018.

Baby Boo