Zëdhënësi i qeverisë greke Dimitiris Tzanakopoulos, në një intervistë për radion greke “Realfm” ka thënë
“Është e qartë se marrëveshja do të kalojë në Parlamentin grek, në të kundërtën nuk do ta kishim nënshkruar”. Ai shtoi se qeveria greke dëshiron që në Parlament të ketë shumicë sa më të madhe për marrëveshjen me Maqedoninë, që sipas tyre është shumë e rëndësishme.