Tyson Fury: Sefer Seferi është kusheri i një mbreti barbarë maqedon


Tyson Fury ka folur për kundërshtarin e radhës të tij, boksierin shqiptar Sefer Seferi.

Fury, që muajin tjetër i kthehet boksit pas 30 muajve, ka thënë se pret që të ketë presion nga kundërshtari Sefer Seferi, të cilin e quajti pasardhës të një mbreti maqedon, përcjell Fakte.

Seferi, boksseri shqiptar i peshave ‘cruiserweight’ që ka fituar vetëm njëherë në peshat e rënda, do të përballet me Furyn më 9 qershor në “Manchester Arena”, dhe ‘Gypsy King’ insistoi se do t’i kthehej shpejt punës nëse nuk pëson çarje apo lëndime.

“Ai është shumë i fortë. Vëllai i tij [Nuri] është shumë i fortë dhe boksoi me kampionin e botës të peshave të rënda, Herbie Hide. Hide e mposhti atë me pikë. Këta djelmosha shqiptarë janë shumë, shumë të vështirë. Për këtë arsye e zgjodha atë. Ai është një kushëri i largët i një barbari, që ishte mbreti Maqedonisë”, tha Fury.

“Më duhen rundet sepse kam qenë jashtë për një kohë të gjatë. Më nevojiten rundet. Nuk më duhet një nokaut pas 10 sekondash. Më duhet dikush që është i vështirë, mund të pranojë grushtet dhe mund të më vë nën presion”, tha Fury për Seferin.

“Ai është 187 centimetra i gjatë, dhe peshon rreth 100 kilogramë. Është zeshkan, me flokë të zi, dhe një djalosh i pashëm. Çfarë di më shumë? Di se arriti ta dërgojë Manuel Charr, që ishte kampioni i botës në WBA, në 10 runde. E di që ka pasur vetëm një humbje dhe 21 nokaute”, shtoi Fury.

“Mendoj se është mjaftueshëm i mirë [si një kundërshtar rikthimi]. Ai do të jetë në gjendje të grushtojë, pa dyshim”.

“Po e marr atë shumë seriozisht. Për mua është një meç për titullin e botës. Nëse jam i mirë aq sa mendoj që jam, duhet të fitoj lehtësisht. Nëse jam i padobishëm, do të humbas.

Një rezultat ideal, sipas Furyt, do të ishte fitorja me një vendim jo unanim të gjyqtarëve. “Kjo do të thoshte se e kam pasur pak të vështirë”. /Infosporti

Baby Boo