TV SHENJA MËSON DISA NGA EMRAT QË PARTITË DO PROPOZOJNË PËR ANËTARË TË KSHZ-SË


Partitë politike parlamentare, veçmë kanë vendosur se kush do të jenë përfaqësuesit e tyre në Komisionin Shtetëror të zgjedhjeve, edhe pse deputeti i VMRO-DPMNE-së Ilija Dimovski, i cili njëkohësisht është edhe kryetari i Komisionit për zgjedhje dhe emërime, ende nuk po e cakton seancën.

Sipas burimeve partiake, TV SHENJA jozyrtarisht mëson se BDI-në në KSHZ do ta përfaqësojë Ditmire Shehu, juriste nga Gostivari, e cila për një kohë të gjatë ka punuar edhe në kabinetin e ish-kryetarit të Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta.

Ndërsa burumet partiake nga LSDM kanë informuar se ata në KSHZ do tu besojnë ish-kryetarit të këtij trupi zgjedhore Boris Kondarko, por edhe Janakie Vitanovskit dhe Radica Risteska.

Sipas informative të dala nga grupi parlamentar I VMRO-DPMNE, ata për kryetar të KOmisionit shtetëror të Zgjedhjeve do të propozojnë Oliver Derkovskin, ndërsa Svetllana Karapetrovën si anetare të tyre.

Ende nuk ka emër konkret nga opozita shqiptare, ku Aleanca për Shqiptarët dhe krahu i Bilall Kasamit po negociojnë që të kenë emër të përbashkët.

Në konkursin për kandidat për anëtarë të përkohshëm të KSHZ-së kanë konkuruar 41 persona.

Baby Boo