Tuzi bëhet me bustin e Skënderbeut në 112-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

Qyteti i Tuzit në Mal të Zi është veshur sot me ngjyrat e flamurit kombëtar kuq e zi.

Me rastin e 112-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë është inauguruar edhe busti i kryetrimit të madh shqiptar Gjergj Kastriot-Skënderbeu, raporton RTV21.

Kuvendi i Komunës së Tuzit, më 2019 miratoi vendimin për ngritjen e monumentit përkujtimor kushtuar Skënderbeut në oborrin e shkollës fillore në Triesh, donacion i bashkëvendësve nga SHBA në bashkëpunim me Komunën e Tuzit.

Zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Zhvillimit Ekonomik, Nik Gjeloshaj falënderoi të pranishmit dhe diasporën pa të cilën ky projekt nuk do të ishte realizuar.